Skuadra suedeze, Elfsborg është kualifikuar në play-off të Europa League.
Vëllezërit nga Kosova, Besfort e Arbër Zeneli, janë paraqitur për Elfsborg-un.
Skuadra suedeze ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Rijekës nga Kroacia.
Baidoo shënoi në minutën e 68-të dhe Qasem 83-të pas asistimit të Arbër Zenelit.
Besfort Zeneli ka luajtur titullar e Arbër Zeneli është aktivizuar nga minuta e 67-të.
Veldin Hoxha është paraqitur titullar për Rijekën dhe është zëvendësuar në minutën e 73-të nga Lindon Selahi.
Rijeka eliminohet nga Europa League.