Atletiko Madrid ka prezantuar sot para mediave sulmuesin më të ri të skuadrës spanjolle, Aleksander Sorloth.
Futbollisti norvegjez u rendit i dyti në listën e golashënuesve më të mirë në La Liga në sezonin e kaluar teksa vishte fanellën e Vijareal, por tashmë ka pranuar që të bëhet pjesë e ekipit të Diego Simeones.
Prezantimi i tij ishte shumë më ndryshe nga të tjerët. Kjo, pasi zakonisht lojtarët bëjnë fotot e para me familjarët e tyre duke mbajtur bluzën, Dhe në sallë në fakt ishe gruaja e tij, Lena, bashkë me vajzën e sapolindur, Ema.
Por Sorloth u paraqit para mediave për fotot e para bashkë me qenushen e tij besnike, Elsa. Kjo e fundit e shoqëroi kudo atë, duke sjellë të qeshura në sallë pasi u pa se kishte edhe ajo një bluzë të përsonalizuar me numrin dhe emrin e sulmuesit norvegjez.