Ylli i futbollit, Xherdan Shaqiri, është në kërkim të një klubi të ri.
Ai ditën e djeshme ka ndërprerë kontratën me klubin amerikan, Chicago Fire.
“Kanë kaluar 4467 ditë që kur Xherdan Shaqiri (32) magjepsi për herë të fundit Superligën e Zvicrës.
Pas një pasimi nga Markus Steinhöfer, atëherë 20-vjeçari u zhvendos në qendër dhe mashtroi nga distanca portierin e Young Boys, Marco Wolfli.
Shaqiri largohet duke brohoritur, duke dërguar puthje për shikuesit dhe duke puthur logon e FC Baselit. Duke e ditur fare mirë se do të ishte paraqitja e tij e fundit në radhët e ekipit kuqekaltër për një kohë të gjatë.
Bayern Munih, Inter Milan, Stoke City, Liverpool, Olympique Lyon dhe Chicago Fire janë klubet që ka luajtur Shaqiri. Ai ka bërë 602 paraqitje profesionale dhe fitoi 18 tituj, duke përfshirë dy herë Champions League. Në fund të karrierës së tij, a do të kthehet Shaqiri në vendin ku nisi gjithçka?”, shkruan mediumi zviceran “Blick”.
“Është shumë e mundur. Sepse zemra e tij qëndron ende me FC Baselin. 33-vjeçari ndjeu dashurinë e pakufishme të popullatës së futbollit zviceran si futbollist, por jo gjithmonë ishte në rreshtin e parë në klubet e tij jashtë vendit”, shkruan më tej.
“Një rikthim i Shaqirit do të ishte i mrekullueshëm”, kështu e sheh edhe Zdravko Kuzmanoviq.
Ai gjithashtu u kthye në Basel dhe shpreson që edhe Shaqiri ta bëjë këtë. “Do të ishte mirë. Për spektatorët, për euforinë. Do të ishte mirë për Superligën, për të gjithë rajonin”, tha Kuzmanoviq.
“Shaqiri është një djalë i qetë. Dhe ai po ndërton një shtëpi në Rheinfelden. Praktikisht do të ishim fqinjë”, tha Kuzmanoviq
Vetë Shaqiri gjithmonë ka theksuar se mund ta imagjinonte rikthimin në FC Basel. Disa vite më parë ai tha në një intervistë për ‘Blick’: “Kthimi në Basel është gjithmonë një opsion. Do të ishte e veçantë për prindërit e mi. Ndoshta do të luaj me të kthyerit e tjerë”.