Drita e Gjilanit është kualifikuar në play-off të Conference League.
Ky është suksesi më i madh për skuadrën nga Gjilani.
Drita është kualifikuar pas 120 minutave në play-off, duke triumfuar me rezultat 3:1 ndaj Auda-s nga Letonia.
Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi me rezultat 1:0 për Dritën.
Ndeshja shkoi në vazhdime dy herë nga 15 minuta, pasi që ballafaqimi i parë kishte përfunduar 1:0 në favor të skuadrës Auda.
Drita ndriçoi në vazhdime dy herë nga 15 minuta duke iu falënderuar edhe futbollistit Besnik Krasniqi.
Në minutën e 43-të Drita pati rast ideal por Dabiqaj nuk ia doli të tund portën e rivalit.
Në pjesën e dytë bie goli në minutën e 75-të, Besnik Krasniqi i pagabueshëm nga penalltia.
Në minutën e parë të vazhdimeve dy herë nga 15 minuta (91’), Talla ka realizuar për rezultatin 1:1 duke iu falënderuar reagimit të dobët të mbrojtjes së Dritës.
Talla doli i vetmuar dhe me gjakftohtësi shënoi.
Në minutën e 102-të, Blerim Krasniqi asistoi me kokë deri të Rron Broja i cili me kokë tundi portën e udhëtuesve, 2:1.
Në minutën e 110-të, Zylfiji goditi por shtylla e majtë e poshtme e shpëtoi skuadrën letoneze.
Në minutën e 115-të. Besnik Krasniqi nga vija fundore harkoi për bukuri ndërsa Albert Dabiqaj nga rreth 10 metra me koke shkundi pjesën e epërme të djathtë, 3:1.
Ndeshja është zhvilluar në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë, ku ishin mbi 4 mijë shikues.
Drita kualifikohet në play-off, ku e e pret skuadra e njohur polake Legia e Varshavës.