Shqiptarët e Luganos në festë, janë kualifikuar në play-off të Europa League.
Lugano është kualifikuar pas 120 minutave, duke barazuar me rezultat 2:2 me Partizanin e Beogradit, në ndeshjen e kthimit.
Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi me rezultat 1:2 për Partizanin por pasi që skuadra zvicerane e kishte fituar takimin e parë me 1:0 në Beograd, shkoi në vazhdime dy herë nga 15 minuta.
Portieri Amir Shaipi, Albian Hajdari e Uran Bislimi, startuan nga minuta e parë për Luganon.
Hajdari është ndëshkuar me karton të kuq pas dy të verdhëve në minutën e 88-të, por të njëjtën minutë është zëvendësuar Bislimi.
Shkëlqim Vladi është aktivizuar nga minuta e 54-të.
Ndeshja shkoi në vazhdime pasi që përballjen e parë në Beograd e fitoi Luganon me rezultat 1:0.
Uran Bislimi asistoi në golin e parë të vendësve për 1:1, në minutën e 48-të.
Pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta, skuadra zvicerane e ka barazuar rezultatin 2:2 dhe i mjaftoi për të rrëzuar Partizanin e Beogradit nga garat evropiane.
Për Luganon shënoi Steffen (48') e Belhadj (111’) dhe për Partizanin Zahid (44') e Markoviq (67').