Kampioni i Malit të Zi, Deçiqi nga Tuzi, është eliminuar nga garat Conference League.
KF Deçiqi ishte i pafat me penallti, ka pësuar humbje me rezultat 4:3 nga Helsinki, në ndeshjen e kthimit.
Skuadra shqiptare ishte afër që të shënoi suksesin më të madh në histori.
Deçiqi ka treguar lojë të mirë në përballjen me skuadrën nga Finlanda, Helsinki.
Ndeshja është zhvilluar në stadiumin e Sutjeskës së Nikshiqit.
Rezultati ishte 2:1 në kohën e rregullt në favor të Deçiqit dhe ndeshja shkoi në vazhdime, pasi që sfida e parë përfundoi 1:0 për Helsinkin.
As vazhdimet nuk sollën ndryshim rezultati, penalltitë përcaktuan fituesin.
Për Deçiqin shënuan Puleio (26'), Mashoviq (90+4) dhe për udhëtuesit Plange (43').
Fakt interesant është në minutën e 90+4, kur pritej sfida të mbyllej, Jonathan Dreshaj harkoi për mrekulli, ku Mashoviq nga afërsia realizoi për 2:1 dhe e çoi takimin në vazhdime dy herë nga 15 minuta.
Penalltitë, për Deçiqin shënuan Bozhoviq, Malesheviq, Mashoviq, dështuan Stjepoviq, Camaj e Dreshaj dhe për Helsinkin shënuan Erwin, Tomas, Moller e Palumets, dështuan Lingman e Meriluoto.