Trajneri i ri i Partizanit prezent në sfidën hapëse

Futboll

Trajneri i ri i Partizanit prezent në sfidën hapëse

Më: 16 gusht 2024 Në ora: 10:49
Miroslav Bajko

Partizani është pa trajner edhe pse vetëm 2 ditë na ndajnë nga nisja e sezonit të ri të Superiores.

Pas shkarkimit të Orges Shehit, të kuqtë janë në mbikëqyrjen e drejtorit, Arbër Abilaliaj.

Por, megjithatë duket se Partizani e ka piketuar trajnerin e ri. Ky i fundit madje do të jetë prezent në ndeshjen e parë të sezonit të ri të Superiores, ku “Demat” do të përballen me Vllazninë në “Arenën e Demave”.

Bëhet fjalë për teknikun kroat, Miroslav Bojko.

Ky i fundit është pa ekip që prej tetorit të vitit 2023, kur drejtone Vukovar. 52-vjeçari ka arritur akord deri në një pikë me Partizanin, por fjala e fundit do të thuhet pikërisht pas sfidën me Vllazninë, me kroatin që kërkon të krijojë një ide mbi ekipin.

Përsa i përket eksperiencës së tij, Bojko ka qenë ndihmës i ish-trajnerit të Partizanit, Zoran Zekiç, në kohën kur ky i fundit drejtonte Sheriff TIraspor në Moldavi. Por, Bojko ka drejtuar edhe ekipe si Cibalia apo Dugopolje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat