Jean-Pierre Nsame është i huazuar nga skuadra e promovuar në Serie A, Como te Legia për edicionin 2024/25.
Kamerunasi është lojtari më i vlefshëm i polakëve, ku vlera e tij sipas transfermarkt është 2.80 milionë euro.
Nsame u lëndua në ndeshjen kampionale ndaj Caernarfon, në fitoren e Legias prej 6-0 në shtëpi.
Shkëlqimi i Nsames, kishte ndodhur në Young Boys, aty ku qendërsulmuesi kishte arritur vlerën më të lartë në tregun e transferimeve, 7 milionë euro.
Gjatë karrierës së tij, Jean ka shënuar 162 gola, në të gjitha kompeticionet e mëdha evropiane, duke filluar nga Liga e Kampionëve, Europa Ligë dhe tashmë në Ligën e Konferencës.