Dy presidentët e Dritës reagojnë pasi kaluan në Play - Off

Futboll

Dy presidentët e Dritës reagojnë pasi kaluan në Play - Off

Më: 16 gusht 2024 Në ora: 11:42
Flamur Bunjaku dhe Valon Murseli k

Dy presidentët klubit të Dritës, Flamur Bunjaku dhe Valon Murseli kanë reaguar pas fitores së Dritës ndaj Audas në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës.

Pas fitores madhështore, bardhekaltërit do kenë punë me gjigandët e Legias në Poloni, me datën 22 gusht 2024,.

“Fitore drithëruese nga Drita e jonë dhe tani jemi në ‘Play-Off’ të Conference League. Faleminderit futbollistëve dhe stafit që dhanë gjithçka në fushë, derisa tifozët tanë të çmuar ‘Intelektualët’ që krijuan atmosferë të jashtëzakonshëm. Të bashkuar do të arrijmë gjëra të mëdha. Drita, krenaria e qytetit”  ishte reagimi i Bunjakut në rrjetet sociale.

“Jetojmë për këto momente, urime FC Drita, krenaria e qytetit” reagoj Valon Murseli për kualifikimin e skuadrës së tij në rrjetet sociale.

Drita është nga klubet më të organizuara në Kosovë, ndërsa pas marrjes së klubit nga Bunjaku dhe Murseli, vetëm një herë Drita nuk ka qenë pjesë e garave evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat