Teksa pret të zgjidhë çështjen e ndërlikuar Osimhen-Lukaku me Chelsea, Napoli ka gjetur akord me David Neres.
Flitet se tashmë ka marrëveshje me Benfica për sulmuesin anësor brazilian, me vlerë 30 milionë euro dhe bonuse të përfshira. Lojtari pritet në qytet të dielën, ndërsa vizitat mjekësore janë planifikuar për të hënën.
Për Antonio Conten është një alternativë shtesë në krahun e djathtë. Neres do të garojë për pozicionin me Politanon, duke sjellë karakteristika tipike braziliane: driblime, ndryshime drejtimi dhe asiste me këmbën e majtë, këmbën e tij të preferuar.
Një përforcim i cili, megjithatë, nuk e mbyll çështjen Romelu Lukaku. Nëse nga njëra anë konfirmohet hapja e Chelsea për një marrëveshje maksimale, që do të përfshinte edhe Osimhen dhe Casadei, vlerësimi i belgut ende nuk i bindin blutë e Londrës.
Duke pasur parasysh klauzolën prej 43 milionë eurosh, ata duan të paktën 35-40 milionë për “BigRom”, ndërsa oferta nga drejtori sportiv Manna, i cili fluturoi posaçërisht për në Londër, është 25 milionë euro, plus 5 milionë bonuse.
Blutë e Londrës e kanë shtyrë çështjen për disa ditë, pasi Osimhen nuk është i vetmi profil që vlerësojnë për sulmin. Qartësisht, ato duhet t’i japin një përgjigje përfundimtare Napolit vetëm kur të kenë marrë një vendim për nigerianin.