Në frontin e McKennie, gjithçka mund të ndryshojë. Mesfushori teksan foli me Thiago Motta-n, duke treguar gatishmërinë për të rishikuar pozicionin e tij para klubit. Rruga drejt një rikthimi të tij të bujshëm në skuadër është rihapur, me një shans të mirë për të mbetur bardhezi dhe për të shkuar drejt rinovimit të kontratës.
Lajmi zbërthen thuajse tërësisht skenarin që ka ekzistuar deri në këtë pikë rreth futbollistit amerikan. Marrëdhënia mes McKennie dhe Juventusit tashmë ishte shtrënguar pranverën e kaluar, kur rrethi i amerikanit kishte kërkuar 4 milionë euro për rinovimin e kontratës (aktualisht merr 2.5 milionë, marrëeshja i skadon më 2025).
Më pas, qëndrimi i mbajtur në tavolinën e bisedimeve me Aston Villa, ku lojtari kërkoi deri në 5 milionë euro në sezon për të ndërruar fanellën. McKennie deri më tani është stërvitur jashtë grupit, larg ekipit të parë. Kufijtë për një pajtim me klubin dukej se ishin eliminuar.
Sidoqoftë, në vend të kësaj, duke u treguar edhe një herë i gatshëm për të diskutuar zgjatjen e kontratës sipas kushteve të propozuara nga “Zonja e Vjetër”, ai e vendos veten në të njëjtin pozicion si verën e kaluar, madje në atë rrethanë.
Në fakt, mesfushori nag Teksasi dukej jashtë planeve bardhezi, por problemet me “personelin” e shtynë Allegrin t’i ofronte një punë të çuditshme. Ai pranoi dhe pati një nga sezonet më të mira të karrierës.
Takimi ballë për ballë me Thiago Motta duket se i ka hapur rrugën atij drejt një mundësie të re me bardhezinjtë. Një rikthim në ekipin e parë do të ishte sensacional, por nuk mund të përjashtohet më. Ndoshta do ta shohim në pankinë ndaj Como, në ndeshjen inauguruese të kampionatit të ri, si “paradhoma” e rikthimit të bujshëm.