Enrique: Preferoj katër lojtarë të tjerë

Futboll

Enrique: Preferoj katër lojtarë të tjerë

Më: 16 gusht 2024 Në ora: 14:39
Luis Enrique

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, ka folur për epokën e re pa Mbappe në ekip.

“Si të zëvendësohet një sulmues që shënon 40 gola në sezon si Mbappe? Nga përvoja e di që është më mirë të kesh katër lojtarë që shënojnë nga 12 gola secili.

“Është një sfidë emocionuese, një sfidë për të treguar se ky është një sport ekipi. Ne mund ta bëjmëë, ky është qëllimi ynë. A do të jetë më e vështirë gara për titull? Nuk i dihet kurrë, në fillim kemi gjithmonë përshtypjen se ekipet janë përforcuar.

“Nuk mendoj se është një kampionat i lehtë, përkundrazi. Vitin e kaluar kemi pasur një nivel shumë të lartë. Shpresoj që ekipi im të vazhdojë të evoluojë, jam shumë i kënaqur me skuadrën që kam.

“Kishte njëmbëdhjetë nënshkrime verën e kaluar, dy në dimër. Objektivi ynë është gjithmonë të përmirësohemi. Tashmë kemi një ekip shumë cilësor.

“Ne do të vazhdojmë të zhvillojmë projektin tonë, jemi të gatshëm të bëjmë diçka më shumë në merkato, por, e përsëris, është e vështirë të forcojmë ekipin tonë duke pasur parasysh nivelin që kemi.

“Lider i skuadrës është klubi, PSG. Si skuadër duam të jemi më solidë, në mbrojtje dhe në sulm”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat