David Neres është shumë pranë transferimit te skuadra italiane e Napolit.
Gazetari i njohur Fabrizio Romano raporton se Napoli do t’i paguajë Benficës 30 milionë euro për kartonin e brazilianit.
Neres do të udhëtojë të diel në Napoli për të kryer testet mjekësore e më pas do të nënshkruajë kontratën.
Marrëveshja pritet të finalizohet në 48 orët e ardhshme.
Napoli tashmë synon dhe transferimin e Lukakut, për të kompletuar sulmin në ekipin e Contes.