Hansi Flick foli në konferencën për shtyp para debutimit në ligë të FC Barcelona-s kundër Valencias në Mestalla dhe, ndër të tjera, trajtoi situatën e Dani Olmo-s dhe regjistrimet e tjera që janë në pritje.
“Dani Olmo nuk është në gjendje fizike optimale për nesër. Duam ta mbrojmë atë,” tha trajneri gjerman. “Është e rëndësishme që të gjithë të luajnë, por gjithashtu të shmangen lëndimet. Duam që të gjithë të jenë dhe të stërviten pa u lënduar.”
Sa i përket Pedri-t, i cili ka dy ditë që stërvitet me grupin, ai siguroi që është “shumë i lumtur që mund të llogarisë përsëri mbi të; është një lojtar shumë i veçantë, nga ata që mund të ndryshojnë ekipin” dhe që “do të jetë i disponueshëm dhe ndoshta mund të hyjë në pjesën e dytë nesër.”
Për pjesën tjetër, që janë në pritje të regjistrimit, tha se “kemi 22 ose 23 lojtarë. Nesër do të kemi sërish aktivizime dhe do të vendosim. Të gjithë janë në ekip dhe janë një opsion për nesër".