Kompani shigjeton Goreckën, përfundon jashtë ndeshjes së Kupës

Futboll

Kompani shigjeton Goreckën, përfundon jashtë ndeshjes së Kupës

Më: 16 gusht 2024 Në ora: 16:26
Kompani e Gorecka

Sot në mbrëmje Bajerni i Mynihut do të luajë ndeshjen e parë sezonale zyrtare.

Skuadra e Ulm pret rekordmenët e Gjermanisë në takimin e vlefshëm për turin e parë të Kupës së Gjermanisë.

Për këtë ndeshje ka bërë përshtypje zgjedhja e fortë e Vinsent Kompani.

Trajneri belg i Bajernit i ka dhënë një sinjal të fortë Leon Goreckës, i cili edhe pse është gati për të luajtur, nuk figuron mes të grumbulluarve.

Siç dihet mesfushori gjerman ka përfunduar në periferi të projektit bavarez dhe ky vendim i trajnerit mendohet se është në sintoni me politikat e klubit.

Në javët e fundit drejtuesit e Bajernit në më shumë se një rast kanë treguar qartë se duan që të “çlirohen” nga pagat e majme të disa lojtarëve. Mes tyre është edhe Gorecka.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat