Derbi i xhiros së dytë në Albi Mall Superligën e Kosovës në mes të Prishtinës dhe Dritës është shtyrë.
Prishtina dhe Drita pritej të luanin mes vete në mbrëmjen e së dielës në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të xhiros së dytë.
Megjithatë, ky takim nuk do të zhvillohet në ditën dhe kohën e paraparë.
Është vet faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), e cila ka njoftuar se ndeshja Prishtina-Drita është shtyrë.