Vendimet e Komisionit Disiplinor dhe Etikës – Shkalla e Parë 

Futboll

Vendimet e Komisionit Disiplinor dhe Etikës – Shkalla e Parë 

Më: 16 gusht 2024 Në ora: 16:42
Foto ilustrim

Komisioni Disiplinor dhe Etikës i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Avni Shala dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 16.08.2024 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave për edicionin garues 2024-2025. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:

FC “Prishtina“ . Lëshim në organizim të ndeshjes, në min 85 një tifoz futet në fushën e lojës (fëmijë rreth moshës 12 vjeçare), i cili largohet nga personat përgjegjës për siguri pas 30 sekondave. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Prishtina – Suhareka. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT..

Përfaqësuesi zyrtar i FC ”Llapi”, Muhamet Rexhepi nr ID 001413M88. Në min 90+ ndëshkohet me karton të kuq direkt , për shkak të sjelljeve jo sportive , mos respektim të hapësirës teknike si dhe kundërshtimeve të vazhdushme verbale dhe gjesteve trupore në drejtim të gjyqtarit të katërt dhe ekipit të gjyqtarëve.

Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Llapi-Gjilani. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës zyrtare për 6 (gjashtë) ndeshje zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK (Recidivist).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat