Arteta: Duhet të përmirësohemi

Futboll

Arteta: Duhet të përmirësohemi

Më: 16 gusht 2024 Në ora: 19:26
Trajneri Mikel Arteta

Trajneri Mikel Arteta është duke kërkuar që Arsenali të përmirësohet më shumë për të garuar në Premier League.

Arteta të premten ka potencuar se niveli i garës është shumë i lartë.

“Me nivelin në të cilin po garojmë, çdo sezon po bëhet më i vështirë. Ne duhet të përmirësohemi, kjo është e sigurt. Kemi pasur një mbledhje me të gjithë lojtarët. Ata më thanë se duan më shumë dhe që nuk do të ndalen së punuari. Fokusi im është vetëm te lojtarët që kam, për të përfituar sa më shumë prej tyre dhe për t’u dhënë mundësinë më të mirë për të treguar se çfarë janë në gjendje të bëjnë”, u shpreh Arteta. 

Arsenali ndeshjen hapëse në edicionin 2024/2025 në Premier League e ka ndaj Wolverhamptonit të shtunën. 

Dy sezonet e fundit, Arsenali i Artetas e ka humbur titullin e Premier League në javët e fundit, edhe pse qëndronte në pozitën e parë për një kohë të gjatë. Të dy herët, Manchester City ishte skaudra që e fitonte titullin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat