Dinamo ka treguar lojë shumë të mirë duke shënuar fitore të thellë me rezultat 3:0 ndaj Shibenikut.
Arijan Ademi ka asistuar në golin e dytë në minutën e 19-të.
Ademi është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 34-të.
Kjo ishte humbja e parë për Shibenikun e futbollistit shqiptar Leonard Zhuta.
Zhuta është paraqitur titullar.
Arbër Hoxha dhe Arijan Ademi janë paraqitur nga minuta e parë për Dinamo.
Ademi është lënduar dhe u zëvendësua në minutën e 41-të dhe Hoxha është zëvendësuar në minutën e 46-të.
Pas javës së 3-të në kampionatin kroat, Dinamo kryeson me 9 pikë duke lënë pas Shibenikun me 6 sosh.