Feronikeli ’74 bën goditjen e madhe

Futboll

Feronikeli ’74 bën goditjen e madhe

Më: 16 gusht 2024 Në ora: 23:47
Pamje nga prezantimi

Feronikeli ’74 ka bërë goditjen më të madhe të tyre në afatin kalimtar të verës.

Skuadra elitare kosovare ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit Suad Sahiti.

29-vjeçari bashkohet me Feronikelin ’74 pas aventurës së fundmit që e pati te FC Shkup.

"Feronikeli e Sahiti kanë arritur marrëveshje për këtë sezon me ç’rast do të jetë vlerë e shtuar e ekipit tonë.

Rapotniçki, Skënderbeu, AE Larisa, Wisla e Shibeniku i Koracisë janë disa nga skuadrat e kaluara të Sahitit.

Futbollisti 29 vjeçar ka qenë edhe pjesë e Përfaqësues së Kosovës",
njofton FC Feronikeli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat