Tirana merr lajmin më të keq para nisjes së sezonit

Futboll

Tirana merr lajmin më të keq para nisjes së sezonit

Më: 17 gusht 2024 Në ora: 12:01
Florian Pergjoni

Tirana do të sfidojë në transfertë Laçin ditën e hënë për ndeshjen e javës së parë të Kategorisë Superiore. Bardheblutë vijnë në këtë sezon me një ‘fytyre’ komplet tjetër pas lëvizjeve në masë gjatë merkatos së verës.

Trajneri Bledi Shkëmbi vijon përgatitjet për këtë sfidë dhe ende pa nisur sezoni vijnë lajme të këqija nga infermieria. Kapiteni Florian Përgjoni do të jetë jashtë fushave për 3-4 javë.

Dëmtimi në kavilje nuk është aq i lehtë sa dukej në fillim dhe do të jetë në mbikqyrje të vazhdueshme nga mjekët.

Ai do të humbase 3 ndeshjet e para, Laçi, Vllaznia, Egnatia dhe pritet të rikthehet ndaj Bylisit pas pauzës së Kombëtareve në mes të shtatorit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat