Dinamo prezanton portugezin Nani

Futboll

Dinamo prezanton portugezin Nani

Më: 17 gusht 2024 Në ora: 12:11
Pamje nga prezantimi

Tiago Rocha, i njohur si Nani, është futbollisti më i ri i Dinamos.

Klubi blu prezanton në faqen zyrtare lojtarin portugez i cili do të jetë një përforcim për repartin ofensiv.

Anësori 26-vjeçar vjen nga kampionati grek dhe i është bashkuar grupit në stërvitje.

“Tiago Rocha Ferreira vishet blu! FC Dinamo City njofton se ka arritur marrëveshjen me futbollistin portugez, Tiago (Nani). 26 vjeçari që luan në krahun e djathtë të sulmit, e ka zhvilluar karrierën në vendlindje, ndërsa prej vitit 2019 ka pasur disa eksperienca në kampionatin grek të futbollit”, njofton klubi.

Dinamo do të çelë nesër sezonin e ri të Superiores teksa pret Egnatian kampione në Elbasan Arena, në orën 20:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat