Partizani bëhet gati të nisë edicionin e ri të Superiores teksa sfidon Vllazninë ditën e hënë në Arenën e Demave. Objektivi mbetet i njëjti për të kuqtë, titulli kampion dhe ky mision nis menjëherë ndaj një rivali direkt.
Ekipi vijon përgatitjet për ndeshjen, ndërsa drejtuesit po punojnë ende për merkaton.
Në pozitën e qendërsulmuesit ka një mbipopullsi me plot 4 të tillë në organikë dhe një prej tyre do të largohet këtë verë. Christian Mba pritet të jetë i sakrifikuari teksa lojtari ka interes të lartë nga Arabia Saudite.
Pas shumë e shumë ofertave e mundësive të refuzuara, qoftë nga klubi apo lojtari, duket se ka ardhur momenti që nigeriani të mbyllë aventurën e kuqe. Ende s’ka ofertë zyrtare, por Partizani kërkon më shumë se 180 mijë euro që shpenzoi për ta blerë.