Zyrtari i Egnatias sfidon Ndrecën

Futboll

Zyrtari i Egnatias sfidon Ndrecën

Më: 17 gusht 2024 Në ora: 12:15
Egnatia

Egnatia do të çelë siparin e sezonit të ri të Kategorisë Superiore teksa përballet në transfertë me Dinamon, mbrëmjen e nesërme në orën 20:00 në Elbasan Arena. Kampionët në fuqi kanë objektivin kryesor të ruajnë fronin dhe organika u lejon të jenë sërish pretendentë për titullin.

Nën drejtimin e trajnerit Edlir Tetova dhe stafit teknik, lojtarët po i japin dorën e fundit përgatitjeve për sfidën e parë. Për ta nisur me këmbën e mbarë sigurisht duhet fitorja dhe dikush ka një ‘arsye’ më shumë për të luftuar.

Edison Ndreca ka marrë një sfidë nga zyrtari i klubit, Xhevdet Zekaj i cili do t’i japë një drekë nëse arrin të shënojë.”Ndreca gati për Dinamon. Unë drekën po bëri gol, ai fanelën”, shkruan Zekaj.

Ndreca pritej të mungonte në ndeshjen e parë për shkak të problemeve fizike, por mesa duket ia ka dalë të rikuperohet në kohë për debutimin sezonal.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat