Qefalija dhe Zabërgja shqetësojnë Dinamon, në dyshim për të dielën ndaj kampionëve!
Humori i dinamovitëve është prishur disi në prag të ndeshjes me Egnatian, që hap kampionatin.
Shkak është bërë gjendja shëndetësore e lojtarëve Klevi Qefalija dhe Baton Zabërgja.
Mesfushori ka pësuar një dëmtim në kavilje dhe është në dyshim për ndeshjen e së dielës, ashtu si dhe sulmuesi që kaluar një gjendje virale.
Në rast se ai mungon, do të luajë Karamba në mesfushë.