Beshiktashi i ka caktuar çmimin! Aston Villa ofron 15 milionë euro

Futboll

Beshiktashi i ka caktuar çmimin! Aston Villa ofron 15 milionë euro

Më: 17 gusht 2024 Në ora: 13:06
Muçi

Beshiktashi ka vendosur që të shesë Ernest Muçin këtë verë.

Bardhezinjtë e Stambollit e kanë gjetur zëvendësuesin e tij, Rafa Silvën, dhe tani po përpiqen të fitojnë financiarisht prej lojtarit shqiptar.

Mediat turke bëjnë me dije se Beshiktashi i ka caktuar edhe çmimin kartonit të 23-vjeçarit.

Klubi turk do të dëgjojë ofertat prej të paktën 14 milionë eurosh. “Sabah”-u raporton se Aston Vila është e gatshme të ofrojë 15 milionë euro për të siguruar shërbimet e Ernest Muçit.

Ndërkohë, nga ana tjetër, “Sporx” njofton se në garë është edhe një klub tjetër i Premier Ligës, Kristal Palasi. Gjithashtu, për Ernest Muçin ka oferta edhe nga Arabia Saudite.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat