Fonseka synon pikët e para si kuqezi

Futboll

Fonseka synon pikët e para si kuqezi

Më: 17 gusht 2024 Në ora: 14:58
Foto ilustrim

Torino fitoi ndeshjen e fundit kundër Milanit në Serie A (3-1 18 majin e kaluar) teksa në 38 vitet e fundit vetëm një herë “Demat” kanë arritur dy suksese radhazi kundër kuqezinjve në kampionat: mes prillit dhe shtatorit 2019.

“Djalli” është i pamposhtur në 28 ndeshje në shtëpi kundër Torinos në Serinë A (20 fitore, 8 barazime) dhe në përgjithësi, vetëm kundër Veronës (32) dhe Lacios (29) kuqezinjtë kanë regjistruar një seri rezultatesh të dobishme të njëpasnjëshme në “San Siro”. Suksesi i fundit i Torinos kundër Milani në Serie A daton në 24 mars 1985 (1-0 me një gol nga Valter Shahner dhe me Luixhi Radiçe si trajner).

Milani ka fituar gjithmonë në katër ndeshjet e fundit të luajtura në javën e parë të Serisë A dhe hera e fundit që ata shënuan një seri më të gjatë suksesesh në raundin e parë të kampionatit ishte midis 1987 dhe 1996 (10 asokohe).

Pas barazimit 0-0 të sezonit të kaluar kundër Kaljarit, Torino mund të barazojë në javën e parë në dy sezone radhazi në Serie A për herë të parë që nga periudha dyvjeçare 2006- 07 dhe 2007-08.

Torino dhe Milan do të përballen në javën e parë të kampionatit për herë të tretë në Serie A, deri tani një fitore për secilën palë, në të dyja rastet për skuadrën vendase: 2-1 për “Demat” më 17 shtator 1939 dhe 3-2 për “Djallin” më 21 gusht 2016.

Milani e mbylli sezonin e kaluar me vetëm një fitore në nëntë ndeshjet e fundit në të gjitha turnetë (B4, H4): 5-1 kundër Kaljarit më 11 maj, pasi kishte regjistruar një seri prej 7 fitoresh radhazi.

Paulo Fonseka do të jetë trajneri i parë portugez në historinë e Milanit në Serinë A. Lila e udhëhequr nga 51-vjeçari ishte klubi i francez që regjistroi më shumë porta të paprekura në 2023-24 (22) dhe ekipi i dytë që shënoi më shumë gola ( 86 – më pak se vetëm se PSGja_ në të gjitha turnetë.

Torino mbajti portën e paprekura në 18 ndeshje sezonin e kaluar, vetëm më pak se Interi (21); Për më tepër, vetëm në 1976-77 (19 me Luixhi Radiçe si trajner) “Demat” regjistruan më shumë ndeshje pa pësuar në një sezon të vetëm të Serisë A.

– Alvaro Morata ka shënuar 5 gola në 7 ndeshjet e tij të fundit në debutimin e tij sezonal në pesë kampionatet madhore të Europës, pasi nuk ka kishte realizuar asnjë gol në shtatë ndeshjet e tij të para. Spanjolli vjen nga sezoni i tij më i mirë si golashënues në karrierën e tij në pesë kampionatet më të mira evropiane duke realizuar në të gjitha turnetë 21 gola në 48 ndeshje me Atletikon e Madridit në 2023-24.

– Duvan Zapata ka shënuar 6 herë kundër Milanit në Serinë A. Që nga sezoni 2015-16 – goli i parë i kolumbianit kundër kuqezinjve – vetëm Çiro Immobile (shtatë) ka shënuar më shumë gola kundër kuqezinjve në Serinë A. Në përgjithësi, sulmuesi i Torinos kontribuoi në nëntë gola kundër Milanit (tre asiste) teksa në turne ka bërë më pak vetëm se Paulo Dibala (10).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat