Liria e Prizrenit dhe Trepça e Mitrovicës do të ballafaqohen nesër (17.00) në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren.
Ky është derbi i rivalëve të vjetër në kuadër të javës së parë të Ligës së Parë të Kosovës, grupi A.
Pritet lojë me rivalitet mes këtyre rivalëve me traditë të madhe në futbollin tonë.
“Sot, gjatë seancës stërvitore, presidenti i klubit, Valon Osmani, ka qenë prezent për të treguar mbështetjen e tij të plotë dhe të palëkundur për lojtarët dhe stafin.
Prezenca e tij ka qenë një inkurajim i madh për ekipin, duke i motivuar lojtarët që të japin maksimumin e tyre në përgatitjet për sezonin e ri.
Në këtë frymë të mbështetjes dhe përkushtimit, Bordi i klubit fton të gjithë qytetarët e Prizrenit, ish-presidentët, ish-lojtarët dhe të gjithë tifozët e futbollit që të bashkohen me ne dhe të mbështesin ekipin tonë në sezonin e ardhshëm.
Prania dhe përkrahja juaj në stadium do të jetë vendimtare për suksesin e klubit dhe për të krijuar një atmosferë të fuqishme që do të na çojë drejt fitoreve të reja. Së bashku, mund të arrijmë shumë dhe ta bëjmë këtë sezon të paharrueshëm për të gjithë”, njofton FC Liria.