Llapi i Podujevës përforcohet me futbollistin Yalin Kilic, Bëhet fjalë për një talent të madh.
“Prezantojmë Yalin Kilic si prurjen më të re në mbrojtje të ekipit tonë!
Pozicioni: Mbrojtës i krahut të djathtë dhe të majtë, mosha: 18 vjeç dhe klubi i fundit Naestved Boldklub U19
Yalin vjen tek ne si një futbollist me potencial për të ardhmen e klubit. Me potencial të madh dhe aftësi të dukshme, ai ka bindur shtabin teknik që të jetë pjesë e klubit për sezonin 2024/25.
Ne e presim që shpejt të shohim ndikimin tënd pozitiv në fushën e lojës dhe kontributin tënd të vlefshëm për të ardhmen e KF Llapi!”, njofton KF Llapi.