Elbasani do të luajë për herë të parë në Kategorinë Superiore pas 1 dekade që gjerdej në nivele të ndryshme inferiore, madje preku edhe fundin me falimentimin e klubit. Ato vite të errëta kanë ikur dhe tani flitet vetëm për të korrur sukses.
Të hënën do të sfidojnë Skënderbeun në Korçë për ndeshjen e javës së parë të elitës së futbollit shqiptar. Në orën 20:00 e gjithë vëmendja e elbasanllinjve do të jetë drejt Korçës pasi atje luan ekipi i zemrës.
Pritet një tubim i madh tifozësh që do të udhëtojnë në transfertë për të mbështetur skuadrën e tyre.
Klubi verdheblu u ka bërë të ditur edhe çmimet e biletave që ata duhet të blejnë të cilat kushtojnë 300 lekë dhe do të jenë në shitje në Elbasan Arena dhe pranë hyrjes në stadiumin Skënderbeu.