Tund rrjeten që në minutën e tretë, futbollisti i Kombëtares gjen golin e parë të sezonit në Angli!
Anis Mehmeti pret të ketë një rol prej protagonisti kryesor në këtë sezon në radhët e Bristol në kategorinë e dytë angleze.
Dhe anësori i sulmit i Kombëtares, duket se po e nis mjaft mirë këtë edicion të ri me klubin e tij.
Në ndeshjen e sotme në shtëpi përballë Milluoll, ai shënoi golin e parë të sezonit, duke tundur rrjetën që në minutën e tretë të duelit të javës së dytë në Championship.
Pas një asisti nga e majta dhe një gabimi të mbrojtësve, ai ndali topin me gjoks dhe nuk vonoi ta çonte në rrjetë, për t’i dhënë avantazhin e shpejtë skuadrës së tij.