Maksimilian Ibrahimoviç me sa duket kërkon që të mbyllë shpejt çdo diskutim që ka lindur mbi faktin nëse e meritonte firmën në kontratë profesioniste me Milanin.
Djali i Zlatan Ibrahimoviç, ka dhënë sinjalin e parë sot, në ndeshjen e hapjes së kampionatit që ka luajtur me ekipin e të rinjve, teksa ka tundur dy herë rrjetën.
Nëse goli i fundit si kuqezi i Zlatan ishte ndaj Udineze, pikërisht ndaj kësaj të fundit erdhën dy golat e Maksimilian, nga një në secilën pjesë të lojës për t’i dhënë suksesin 4-0 ekipit të të rinjve të Milanit.
Maksimilian pritet të kalojë këtë sezon i ndarë mes ekipit ët të rinjve dhe atij U23 që ka krijuar Milani.