Nga nëntori i kaluar, laçiani Klevis Hima mori drejtimin e skuadrës së Burrelit dhe u largua nga ekipi në fund të sezonit.
Prej disa ditësh, Klevis Hima është emëruar trajner në një nga skuadrat universitare në SHBA.
Bëhet fjalë për akademinë Konektikat, të shtetit me të njëjtin emër.
“Zhvillohet kampionat i rregullt, ku objektivi i skuadrës është të renditemi sa më lart.
Shpresoj që ta arrij këtë objektiv, sepse përveç disiplinës ka dhe dëshirë për të punuar”, thotë ai për gazetën.