Simon Simoni titullar, por Ingolstadt mposhtet dhe eliminohet nga Kupa e Gjermanisë

Futboll

Simon Simoni titullar, por Ingolstadt mposhtet dhe eliminohet nga Kupa e Gjermanisë

Më: 17 gusht 2024 Në ora: 17:29
Simon Simoni - majtas

Simon Simoni ishte titullar në ndeshjen që ekipi i tij Igolstadt, luajti përballë Kaiserslautern.

Sfida e vlefshme për fazën e 1/32-ave, përfundoi 1-2 në favor të këtyre të Kaiserslautern.

Portieri i Kombëtares shqiptar pësoi gol që në minutën e 3-të, të cilin ia shënoi Mause.

Ndërsa golin e dytë, Simoni e pësoi në minutën e 36-të të sfidës, e Kaiserslautern që dërgoi shifrat në 0-2.

Ingolstadt shënoi në minutën e 88-të me Malone, por nuk mjaftoi për të ndryshuar fatet e sfidës. Ndërkohë që, 6.1 ishte nota e Simonit, me portierin shqiptar që nuk ishte në formën e tij më të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat