Ramadani: Më në fund kthehemi të luajmë në Tetovë 

Futboll

Ramadani: Më në fund kthehemi të luajmë në Tetovë 

Më: 17 gusht 2024 Në ora: 18:30
Mesfushori Florent Ramadani

Pas fitores 3:1 ndaj Besës në Gostivar në start të sezonit të ri në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut, Shkëndija të dielën në Tetovë pret Rabotniçkin në duelin e parë si vendas.

Mesfushori Florent Ramadani vlerëson se starti me tre pikë i ka dhënë ekipi impulsin e duhur për të besuar në ecuri pozitive dhe nesër ndaj Rabotniçkit skuadra kërkon tjetër paraqitje pozitive për të marrë triumfin e dytë sezonal. 

Shkëndija-Rabotniçki luhet të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 17:00.

Futbollisti i Shkëndijes, Florent Ramadani, shpreh optimizmin: “Ishte shumë e rëndësishme të startojmë me tre pikë.

Luajtëm mirë dhe morëm atë që dëshironim. Për ne mbështetje e madhe ishte publiku, të cilët i falënderojmë. Natyrisht, starti me fitore gjithmonë është i rëndësishëm për vazhdimësinë e sezonit.”

“Më në fund kthehemi të luajmë në Tetovë në një ndeshje zyrtare dhe jemi të motivuar për të bërë më të mirën. Rabotniçki është skuadër e mirë dhe kemi respekt për ta, por ne jemi Shkëndija dhe shkojmë për ta fituar këtë ndeshje.

Duhet të bëjmë detyrat tona, pasi kur kryejmë atë që kërkon stafi teknik ne jemi më afër suksesit dhe unë besoj të dalim me fitore”, tha Ramadani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat