Debutuesi Suhareka ka arritur fitoren e parë në elitën e futbollit të Kosovës.
Suhareka e ka mposhtur me rezultat 3:1 Dukagjinin e Klinës, në ndeshjen e javës së dytë të Superligës së Kosovës.
Dukagjini ka treguar lojë të mirë dhe më pak fat do të kthehej me një pikë.
Tre gola në 45 minutat e pjesës së dytë.
Në minutën e 53-të, Mevlan Zeka kaloi në epërsi vendasit.
Pas katër minutave (57’) Dukagjini barazon rezultatin me golin e Hekuran Berishës.
Ky gëzim nuk zgjati shumë, pasi që në minutën e 69-të, Jakup Berisha shënoi nga afërsia për rezultatin 2:1.
Në minutën e 94-të Arbër Shala shkaktoi penallti ndërsa Mevlan Zeka realizoi nga pika e bardhë e vulosi rezultatin në 3:1.
Suhareka kryeson me 4 pikë e Dukagjini është në fund me 0 pikë.