Nuk ka ndërmend të ndalet

Futboll

Nuk ka ndërmend të ndalet

Më: 17 gusht 2024 Në ora: 18:58
Dani Karvahal

Dani Karvahal, kapiteni i dytë i Realit të Madridit, në moshën 32-vjeçare, po shijon momentin më të mirë të karrierës së tij me katër muaj të paharrueshëm, me një titull në maj (La Liga), qershor (Liga e Kampionëve), korrik (Euro 2024) dhe gusht (Superkupa e Europës), pa harruar këtu nisjen e vitit 2024 me fitimin e Superkupës së Spanjës dhe mund të bëhet më i suksesshmi nëse fiton dhe Kupën Interkontinentale në dhjetor për të ngritur gjashtë trofe.

Ai nuk do ta fitojë “Topin e Artë” për faktin e vetëm se është mbrojtës, por viti i tij është i vështirë për t’u thyer për sa i përket trofeve.

Seria e tij e sukseseve u shtri në Varshavë, ku kundër Atalantës ai ishte kapiten. Në “Nacional” në Varshavë ai, së bashku me Modriç arritën të fitonin për herë të pestë Superkupën e Evropës, një nga rekordet që ka arritur në karrierën e tij të gjatë.

Dhe Karvahal nuk ka ndër mend të ndalet. Gjatë një batute për mediat spanjolle, mbrojtësi i Realit e ka bërë të qartë se uria për të fituar nuk ka marrë fund. “Jam shumë i lumtur që bëj pjesë në këtë klub të mrekullueshëm.

Ne vazhdojmë të fitojmë sepse kjo është rrënjosur tashmë në ADN-në tonë. Nëse mendoni se jemi lodhur së fituari kjo nuk vlen për mua. Dua të vazhdoj të fitoj”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat