Indrit Tuci ka asistuar për Spartën e Pragës, në ndeshjen që këto të fundit po fitojnë 0-1 përballë Jablones.
Ishte minuta e 38, kur sulmuesi lezhjan dha një pasim që u kthye në gol nga Haraslin.
Kujtojmë se një ndeshje më parë, Tuci gjeti golin në çeki. Kjo tregon për formën e mirë që po kalon aktualisht 23-vjeçari.
Te Sparta e Pragës Tuci u afrua në janarin e këtij viti. Gjatë kësaj kohe ka ditur mjaft mirë të përshtatet me grupin.