Vitor Roque pritet të jetë i larguari i radhës nga Barcelona dhe kjo po bëhet gjithnjë e më e mundur.
Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka fluturuar në Portugali për të finalizuar largimin e Vitor Roque.
Deco po diskuton në mënyrë aktive me Sporting CP për shitjen e përhershme të Roque te gjigantët portugez.
Sporting mund të përfundojë të jetë një terren i mirë për Roque pasi ai flet gjuhën dhe nuk do të jetë nën aq presion sa është te Barca.
Roque e do Barçën dhe dëshiron të qëndrojë, por ai ndoshta ka kuptuar se e ardhmja e tij qëndron diku tjetër.
Barça mund t’i duhet të shkurtojë humbjet e saj duke e shitur sulmuesin adoleshent mezi një vit pas lëvizjes së tij të shumëpërfolur nga Brazili për 30 milionë euro.
Interesim për sulmuesin kanë shfaqur edhe dy skuadrat angleze si Bournemouth dhe Everton, megjithatë Sporting është favoriti kryesor për të nënshkruar me brazilianin.