E konfirmon aksionari i Rapidit: Rrahmani te Sparta e Pragës

Futboll

E konfirmon aksionari i Rapidit: Rrahmani te Sparta e Pragës

Më: 18 gusht 2024 Në ora: 10:26
Albion Rrahman

Sulmuesi kosovar Albion Rrahmani karrierën do ta vazhdojë te Sparta Pragës.

Reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës, do të bëjë një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij.

Aksionari i Rapidit, Victor Angelescu e ka konfirmuar shitjen e Rrahmanit tek Sparta e Pragës për çmimin 5 milionë euro.

“Po, e kam shitur. Rapid do të marrë pesë milionë euro dhe 15 për qind të një transferimi të ardhshëm”, ka thënë Angelescu për ProSport.

Kujtojmë se Rrahmani ishte transferuar te Rapidi, në verën e vitit 2023 nga Ballkani për 600 mijë euro.

Sulmuesi kosovar sezonin e kaluar tek skuadra e Rapidit, ka treguar formë të lartë duke qenë një nga më të mirët te skuadra rumune.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat