Slot i lumtur me fitoren e Liverpoolit

Futboll

Slot i lumtur me fitoren e Liverpoolit

Më: 18 gusht 2024 Në ora: 10:47
Slot

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot është shprehur i lumtur që ka debutuar me fitore tek ‘The Reds’.

Liverpool e nisi sezonin e ri në Premier League me fitoren ndaj Ipswich.

“Në pjesën e parë ndeshja ishte ashtu siç pritej sepse ata ishin të gjithë mbi ne, shumë agresivë. Pjesa e dytë ishte më e mirë për ne”, ka thënë Slot.

“Mendoj se ne duhet të fitojmë më shumë topa të gjatë na ajër, kjo do të na ndihmonte. Ipswich nuk mundi të mbajë ritmin në pjesën e dytë. Jam i lumtur me fitoren”, ka theksuar ai.

Slot beson se skuadra e tij do të vazhdojë me paraqitje të mira edhe në sfidat e ardhshme. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat