4 titullarë te Partizani kanë dhe 1 vit të mbetur kontratë. Bëhet fjalë për Maguette, Bintsouka, Cara dhe Sembene të cilët nuk kanë pranuar rinovimin.
Maguette dhe Bintsouka janë 21 vjeç, Sembene 22 vjeç dhe Cara 24. Prej kohësh janë pjesë e Partizanit, ndërsa e ardhmja shumë mirë mund të ndërtohej te këto lojtarë.
Refuzimi i rinovimit bën që te Partizanit të mendojnë seriozisht largimin e tyre.
Nënkampionët kanë treguar se nuk i largojnë lehtë lojtarët që kanë, për këtë mbetet për t’u parë si do shkojnë ditët e mbetura të merkatos.