Siç ka pohuar edhe vetë trajneri Tetova, Egnatia ka disa mungesa për ndeshjen me Dinamon.
Ndreca dhe Ahmetaj kanë pasur dëmtime gjatë javës dhe nuk do të rrezikohen.
Një tjetër mungesë është ajo e sulmuesi Bakajoko, i cili është dëmtuar në ndeshjet europiane dhe kërkon ende kohë që të rikuperohet. Vendin e Ndrecës pritet që ta marrë Alijev, mbrojtësi që do të spostohet në mesfushë.
Përpara portierit Dabjani pritet të luajnë Dylis, Malota dhe Xhemajli, ndërsa mesfushë plotësohet me Fangajn, Aleksin, Zejnullain dhe Lushkjen. Në sulm, më shumë mundësi ka dyshja Xhoel-Kasa.