“Rasti Dybala dhe dhuna sociale, kërcënime e fyerje ndaj De Rossit”, – lexojmë në faqet e “Corriere della Sera”. Gazeta në fjalë theksoi atë që ndodhi ditët e fundit, siç konfirmoi trajneri. Shumë tifozë në rrjetet sociale fyen klubin për shitjen e mundshme të sulmuesit argjentinas.
Pati vërtet shumë mesazhe urrejtjeje, por vetë De Rossi sqaroi: “Rasti Dybala? Argjentinasi u thirr për ndeshjen jashtë fushe kundër Cagliarit. Ai pritet të japë përgjigjen përfundimtare për Al Qadsiah deri të hënën”.
Kjo ka ndezur mosmarrëveshjet e tifozëve verdhekuq me drejtuesit e Romës, duke përfshirë Daniele De Rossi i cili, sipas tyre është një kukull në duart e “Friedkins. Gazeta e cituar më sipër vijon me shkrimin e saj: “Ishte vetë DDR, ai që tha se kishte marrë dhjetëra ofendime:
Unë iu jap pak peshë mediave sociale, edhe nëse ato kanë shumë fyerje.
Kjo mënyrë e të folurit është bërë rutinë e përditshme për shumë gjëra, por jam i sigurt se ato tifozë që më ofendojnë nuk më thonë dot asgjë në fytyrë”.