Bylisi zyrtarizon blerjet e reja, 11 lojtarë më shumë për trajnerin Egbo

Futboll

Bylisi zyrtarizon blerjet e reja, 11 lojtarë më shumë për trajnerin Egbo

Më: 18 gusht 2024 Në ora: 11:44
Bylisi

Në prag të sfidës kundër Teutës, që do të transmetohet drejtpërdrejt dhe pa pagesë në RTSH2, Bylisi prezanton blerjet e reja. Klubi mallakastriot njofton se ka firmosur me 11 lojtarë të rinj. 6 janë blerje të reja, ndërsa 5 janë lojtarë të akademisë, që kanë firmosur me skuadrën e parë.

BYLIS Mallakastër njofton zyrtarizimin dhe prezantimin e 11 lojtarëve...

Kristo Mici, 22-vjeçar shqiptar i cili vjen nga kampionati qipriot dhe luan në repartin e mbrojtjes.

Malomo Taofek Ayodeji, 20-vjeçar nga Nigeria luan në ofensivë dhe vjen nga Superliga nigeriane si kapiten i ekipit Shoting Stars, Ibadan.

Patrik Treni, 22-vjeçar luan në repartin e ofensivës, bëhet pjesë e klubit tonë pasi ka spikatur te skuadra e Luzit 2008 në kampionatin e kaluar edhe si goleador.

Endri Çelaj, sulmues 20-vjeçar, ka qenë pjesë e Partizanit dhe pas rikuperimit është gati për të dhënë kontributin për klubin tonë, në sezonin e ri në Superiore, pasi ka qenë pjesë e moshave kuqezi dhe shihet si lojtar me perspektivë.

Frederiko Zenuni, 27-vjeç, shqipar që është rritur në klubet italiane dhe luan si mesfushor ofensiv.

Igor Almeida Ribeiro, braziliani 20-vjeçar që vjen në klubin tonë pas një karriere në kampionatin spanjoll”, shkruhet në njoftimin e klubit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat