Mustafë Abdullahu në prova te skuadra nga Premier League

Futboll

Mustafë Abdullahu në prova te skuadra nga Premier League

Më: 18 gusht 2024 Në ora: 11:46
Pamje nga një ndeshje

Prej disa javësh Mustafë Abdullahu është zhdukur nga Tirana. Në fillim u mendua se kishte firmosur në një skuadër tjetër.

Gjithsesi, “Panorama Sport” ka zbuluar se portieri i 21-vjeçarëve është në Angli. Më saktë tek Ipswich Town ku aktivizohet edhe Arijanet Muric.

Futbollisti është në provë tek anglezët dhe u mbush mendjen britanikëve do të jetë lojtari më i ri i tyre. Jo vetëm kaq, por gardiani do t’u sjellë edhe një dorë parash kryeqytetasve.

Portieri Mustafë Abdullahu prej kohës është në qendër të merkatos dhe është folur për një ofertë, por Tirana kërkon një shumë të caktuar parash për ta lëshuar. Gardiani u ble te Besa për 50 mijë euro. Janë disa ekipe të interesuara për portierin që tani është titullar, por që nuk do të lëshohet lehtë nga Tirana.

Javë më parë gazeta publikoi lajmin që Mustafë Abdullahu mund të largohej nga Tirana. Destinacioni i tij do të jetë Gjermania. Klubi bardheblu do të përfitonte rreth 250 mijë euro, ndërsa është zbuluar edhe ekipi. “Panorama Sport” zbuloi se bëhet fjalë për Borusian e Dortmundit. Sigurisht jo për ekipin e parë, por ekipin B, ndonëse kjo ofertë tani është në plan të dytë. Abdullahu ka luajtur 13 takime në 1170 minuta, ndërkohë që vlera është 150 mijë euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat