Ndryshe nga vëllai

Futboll

Ndryshe nga vëllai

Më: 18 gusht 2024 Në ora: 12:03
Thuram

Mesfushori i ri i Juventusit, Kefren Thuram, është gati të bëjë debutimin e tij me fanellën bardhezi të hënën në mbrëmje në “Allian Sstadium” kundër Komo në daljen e tij të parë në Serinë A. Duke folur për “Sportmediaset”, ai ka deklaruar:

“Kur të përballem me vëllain tim (Marcus që luan për Interin) nuk do t’i them asgjë, do të qesh me të, do ta shikoj në sy dhe pastaj do të mendojmë vetëm për të luajtur. Me atë shpirt luftarak që kemi, mendoj që secili do të tentojë fitoren”.

Teksa Mota do t’i ketë lojtarët e numëruar, pikërisht Kefreni mund të jetë një nga ata liderë në fushë. Goli kundër Juves U23 ishte një kartëvizitë e mirë, megjithatë, mesfushori nxiton të saktësojë se: “Specialiteti im është të shënoj, as nga larg dhe as nga afër.

Ka të tjera aspekte ku jam më i zoti. Kur isha 17 vjeç, Juve më kërkonte, por në atë moshë, nëse nuk je fenomen, nuk shkon të luash për Juventusin. Uroj që tani të jem në lartësinë e duhur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat