Shumë afrime për skuadrën shqiptare

Futboll

Shumë afrime për skuadrën shqiptare

Më: 18 gusht 2024 Në ora: 12:15
Valbona

Valbona e Tropojës ka nisur me vonesë fazën përgatitore në prag të debutimit në Kategorinë e Parë, por kjo nuk do të thotë se drejtuesit e saj kanë qëndruar në vendnumëro sa i përket afrimeve në merkaton e verës.

Edhe pse trajneri i ri nuk është zyrtarizuar ende, teksa flitet për një brazilian dhe Alfred Deliallisin që drejtoi Erzenin në Superiore, klubi ka konfirmuar katër afrime gjatë ditës së djeshme. Bëhet fjalë për lojtarë të afirmuar të kampionatit shqiptar, që kanë luajtur edhe në Superiore.

Bëhet fjalë për mesfushorin pogradecar, Kevi Berberi, që është aktivizuar te Dinamo, sulmuesit e krahut Denis Balla dhe Kevi Llanaj, që vijnë nga Besa e Iliria, si dhe nigerianin që ishte pjesë e Kukësit në Superiore, Adetola Laval.

Gradualisht skuadra po kompletohet, ndërsa në vijim priten të tjera afrime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat