Sërish episode dhune në futbollin turk. Gjatë ndeshjes Goztepe-Fenerbahce ka ndodhur një sulm ndaj presidentit të skuadrës mike, Ali Koc.
Në minutën e 60-të, numri një i Fenerbahçe doli në fushë për shkak të problemeve me hyrjen e tifozëve. Ai donte të zgjidhte situatën.
Gjatë rrugëtimit të tij drejt fushës, nga tribuna u hodhën shumë objekte.
Një shishe me ujë goditi në fytyrë Ali Koc, i cili gjithashtu u shty nga pas nga një burrë, pjesë e stafit të Goztepe (më pas i arrestuar).
Arbitri kërkoi që ndeshja të vazhdonte me policët në vijën anësore: Skena vërtet të papara.