Sulmuesi i Kosovës bëhet shitja më e shtrenjtë në historinë e klubit

Futboll

Sulmuesi i Kosovës bëhet shitja më e shtrenjtë në historinë e klubit

Më: 18 gusht 2024 Në ora: 14:17
Albion Rrahmani

Albion Rrahmani do të jetë shqiptari i 4-t që do t’i bashkohet Spartës së Pragës.

Futbollisti shqiptar bëhet shitja më e shtrenjtë në historinë e Rapidit të Bukureshtit.

Rumunët do të përfitojnë 5 milionë euro, si dhe do të ruajnë ende 15% të kartonit të tij në rast të një rishitjeje në të ardhmen.

Rrahmani ka spikatur në kampionatin rumun që nga momenti kur u transferua nga Ballkani, duke lënë gjurmë me golat e tij. Në Pragë, 23-vjeçari do të gjejë edhe 3 shqiptarë të tjerë, njërin prej të cilëve e njeh mjaft mirë, Krasniqin.

Të dy kanë qenë pjesë e Ballkanit dhe e Rapidit të Bukureshtit. Ndërkohë pjesë e Spartës së Pragës janë edhe Indrit Tuci me Qazim Laçin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat